VAJ KOKOSI 100% Natyral

1300 Lekë
Vaji i kokosit përbëhet nga një grup molekulash unike yndyrore të njohura si acidet yndyrore me zinxhir të mesëm (MCFA).
Përshkrimi
Vaji i kokosit përbëhet nga një grup molekulash unike yndyrore të njohura si acidet yndyrore me zinxhir të mesëm (MCFA).
Përbërësit
VAJ KOKOSI
Përdorimi
Vaji i kokosit përdoret për gatim, për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve, duke aplikuar ose përdorur një sasi të vogël sipas nevojës.
Përfitimet
Pastrues fytyre Me një pambuk të lyer me vaj kokosi, fshije makeup-in me kujdes pa e sforcuar lëkurën. Efekti është i menjëhershëm. Një pastrues mjaft i mirë është edhe duke u përzier me vajin e kastorit ose edhe me pak sheqer në formën e scrub-it. Hidratues Vaji i kokosit është një ushqyes i shkëlqyer për lëkurën e thatë. Ai ndihmon në reduktimin e infeksioneve dhe problemet me lëkurën si akne, psoriasis dhe ekzema. I jep butësi lëkurës dhe largon shenjat apo skuqjet. Vetitë e tij antibakteriale janë të pakrahasueshme me produktet kozmetike, Merr një sasi të vogël vaj kokosi dhe aplikoje në fytyrë, trup dhe qafë. Përsërite të paktën një herë në javë dhe rezultati është i dukshëm. Eliminon rrudhat e syve Vaji i kokosit është një hidratues shumë i mirë edhe për lëkurën e hollë të syve. Duke e aplikuar çdo mbrëmje pas larjes së fytyrës rrudhat do t’i mbash larg për shumë vite. Aplikoje ngadalë në të gjithë zonën rreth e rrotull syrit, veçanërisht aty ku ka rrudha. Krem fytyre Përdore vajin e kokosit edhe si krem fytyre. Pas dushit ose edhe pas çdo larje që i bën fytyrës, përdor pak vaj kokosi dhe mbaje për gati 10 minuta. Lëre të ta thithë fytyra dhe pastaj vendos grimin. Skrab trupi Vaji i kokosit përdoret si një përbërës kryesor në përgatitjen e skrabeve natyralë për trupin. Përzijeni me sheqer ose kripë. Flokët Trajton flokët e thatë të dëmtuar dhe zbokthin. Qetëson skalpin e irrituar. Stopon rënien e flokëve. Shëndeti Trajton kolesterolin, ndihmon në humbjen në peshë, trajton mirëfunksionimin e tiroides.