ProNatyra®

Spirulina

Spirulina

2000 Lekë

Spirulina renditet në mesin “super ushqimeve” natyrale, sepse përmban shumë vlera ushqyese, jashtëzakonisht e pasur me proteina, hekur, betakaroten (30 herë më shumë se karrotat), vitamina dhe minerale.

Përshkrimi

Spirulina përmban sasi të yndyrave esenciale si Omega 3,6 dhe 9; Spirulina përmban sasi të lartë të Klorofilit, i cili ndihmon në largimin e toksimeve dhe në përforcimin e sistemit imunitar; Spirulina përmban sasi të lartë të hekurit dhe është tejet e rekomanduar gjatë shtatzënisë dhe për personat të cilët janë anemik; Spirulina është ushqim i kompletuar me shumë nutrientë të tjerë si vitaminat B-1(thiamine), B-2 (riboflavin), B-3(nicotinamide), B-6 (pyridoxine), B-9 (folic acid), vitaminë C, vitaminë D, vitaminë A and vitaminë E. Po ashtu është edhe burim i shumë mineraleve të rëndësishme për organizmin tonë: kaliumit, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, fosfor, selen dhe zink. Studime të shumta kanë treguar se spirulina ndihmon trajtimin e shumë alergjive dhe reaksioneve të tyre. Studime të shumta kanë treguar se spirulina i parandalon izotopet radioaktive dhe mund të jetë shumë e dobishme gjatë terapive radioaktive. Spirulina përmban sasi të lartë të proteinave rreth 50-61%. Spirulina është shumë efektive në eliminimin e metaleve të rënda nga organizmi. Spirulina rrit në masë të madhe djegien e yndyrave të trupit gjatë ushtrimeve fizike. I dhuron gjallëri organizmit; Furnizon trupin me oksigjen, është anti-kancerogjene; Redukton ankthin, nervozën, depresionin dhe relakson muskujt; Perdoret gjatë dietave dobësuese sepse largon urinë; Ndihmon gratë në menopauzë për lehtësimin e simptomave, redukton prurjet e mëdha menstruale dhe largon dhimbjet e tyre. Redukton dhimbjen duke patur veti antiiflamatore, simptomat e alergjisë, rrit sistemin imunitar. Kujdeset për shëndetin e syve. Parandalon rritjen e yndyrave në gjak,sëmundjet e zemrës dhe trajton hipertensionin. Mbron qelizat nervore. E pasur me jod, kujdeset për shëndetin e tiroideve.

Përbërësit

I pasur me omega 3, omega 6, omega 9, 65% proteina dhe acidin yndyror gama linoleik (GLA), me të gjitha aminoacidet esenciale rregullon nivelin e sheqerit në gjak, ul riskun për kancer. Shumë e pasur me klorofil, furnizon të gjitha qelizat me oksigjen. Përbërës si: vitaminë B-1,B=2,B-3 ,B-6, B-9, vitaminë C, D, A, E. E pasur gjithashtu me kalium, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, selenium dhe zink. Spirulina tretet shumë lehtë, bën rigjenerimin e qelizave (anti-moshë), antimykotik, antibakterial, antivirusal.

Përdorimi

Përdoret për të gjitha moshat. Përdorimi: 1-5 gram çdo ditë, shtohet në çaj, lëngje frutash apo thjeshtë ujë.

Përfitimet

Sasia: 100 gr

Kujdes

Shmange nëse je shtatzënë ose ushqen me gji. Konsultohu me mjekun nëse përdor medikamente të tjera. Ndërprite përdorimin nëse vëren reaksione negative.